Aktualitet

Vlorë, ndezi qëllimisht zjarr në fshatin Tragjas, pranga një 56-vjeçari!

Arrestimet e zjarrvënësve, në Vlorë ra në pranga një shtetas 56-vjeçar, banues në qytetin bregdetar jugor.  Nga hetimet policore rezultoi se qëllimisht, ndezi një zjarr në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me pemë e me shkurre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Si rezultat i punës hetimore e veprimeve të shpejta operacionale në vendngjarje për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin A.A., 56 vjeç, banues në Vlorë.

56-vjeçari ka ndezur qëllimisht zjarr, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.