Aktualitet

Vrasja e 20 vjeçarit në Tiranë, autori vetëdorëzohet në polici

Vrasja tronditëse në mes të Tiranës e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi, ka mundur të sjellë me këmbët e tij përpara drejtësisë, autorin Axel Hoxhaj. Autori është vetëdorëzuar si rezultat i presioneve por edhe me anë të negociatave me familjarët nga ana e ‘bluve’ të Tiranës.

18- vjeçari A.H, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, arrestuar disa orë pas ngjarjes, kanë goditur me thikë 20-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dinamika e ngjarjes:

Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy.

Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 19 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.

Në dëshminë më hershme të bashkëpunëtorit në krim, Ensi Maze ai tha se Stiven Toshkesi ka ardhur me makinë, ka ndaluar dhe më pas ka dalë nga aty duke e qëlluar atë me grushte. Pas kësaj, Toshkesi është qëlluar disa herë me thikë nga Axel Hoxhaj, të cilën e kishte me vete. Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.