Bota Botë e Çuditshme

Parashutisti më i vjetër në botë realizon hedhjen e radhës!

Një burrë nga Teksasi 106-vjeç ka rifituar titullin e tij të rekordeve botërore Guinness duke u bërë parashutisti më i vjetër në botë. Alfred “Al” Blaschke fillimisht fitoi titullin e parashutistit më të vjetër kur u hodh nga një avion në moshën 103 vjeçare në vitin 2020.

Më pas, ky rekord u thye nga gruaja suedeze Rut Linnea Ingegard Larsson, 103 vjeçe e 259 ditë. Së fundmi, Blaschke e ka rimarrë titullinë duke u hedhur me parashutë në moshën 106 vjeçare. Në hedhje, atij iu bashkua edhe guvernatori i Teksasit, Greg Abbot. “Nëse mendoni se nuk mundeni, thjesht po nënvlerësoni veten. Të gjithë janë më të aftë se sa mendojnë. Thjesht duhet të marrin vendimin për të provuar”-tha Blaschke për Guinness.