Celebrities Gossip Showbiz

Kate Hudson: “Unë dhe mamaja ime shohim fantazma…”!

Aktorja e njohur e Hollivudit Kate Hudson, ka dhënë një intervistë ku ka folur për përvojat metafizike që pretendon se ka jetuar. Në “Howard Stern Show” aktorja u shpreh se ajo dhe nëna e saj kanë një aftësi të veçantë që mund të lidhen dhe komunikojnë me botën e përtejme. “Unë mund të shoh gjithçka. Kur isha një vajzë e vogël, ishte vërtet e frikshme për mua sepse shihja fantazma gjatë gjithë kohës”-u shpreh ajo.

Kur prezantuesja më vonë e pyeti nëse mund ta shihte babain e tij të vdekur, Kate u përgjigj: “Nuk është kështu. Është si të marrësh disa mesazhe. Është disi si shqisa e gjashtë. Është si të shohësh njerëz të vdekur”. Së fundmi, aktorja foli edhe për jetën pas vdekjes, duke thënë se e konsideron atë një temë shumëdimensionale dhe jo aq të thjeshtë sa mendojmë ne.

Është më shkencore nga sa dimë. Mendoj se është një gjë shumëdimensionale. Ne mendojmë se duhet të dimë gjithçka. Do të shohim kur të arrijmë atje, por mendoj se do të jetë shumë e çuditshme.