Aktualitet

Vritet për gjakmarrje 65 vjeçari në Lezhë; u qëllua në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë në qarkun e Lezhës. Mësohet se është vrarë me armë zjarri në obrorrin e shtëpisë në fshatin Manati, një 65-vjeçar. Viktimë ka mbetur shtetasi Lek Gjonaj, ndërsa në vijim pritet të hidhet më shumë dritë mbi krimin. Paraprakisht mendohet se Gjonaj është vrarë për gjakmarrje. Autori dyshohet se është një i mitur 17 vjeçar.

Policia sqaron se 17-vjeçari Florian Përvathi ka qëlluar 65-vjeçarin dhe më pas është vetëdorëzuar. Sipas bluve, dyshohet se krimi ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Babai i Florian Përvathit është vrarë rreth 10 vite më parë pas një konflikti me vëllanë e viktimës së ditës së sotme.

Informacion paraprak

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.
17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.