Aktualitet Politikë

Manja: Diskriminimin Veri Jug hiqeni nga përdorimi!

Ministri i Drejtësisë Uli Manja, në seancën e sotme plenare në Kuvend, reagoi ndaj fjalës së deputetes së opozitës Lindita Metalija.

Deputetja Metalija gjatë fjalës së saj tregoi disa nga problematikat e qarkut Lezhë, ndërsa Manja i tha se ndryshimet të Lezhës janë të dukshme, dhe se qytetarët presin këto zhvillime nga partia në pushtet.

Sipas tij, kjo do të vërtetohet edhe në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa theksoi që diferencimet Jug Veri duhet të hiqen nga përdorimi, sipas tij.

“E nderuar deputete e qarkut Lezhë. Nuk besoj se ke dëgjuar në këtë sallë prej nesh, që në Shqipëri ka ndodhur mrekulli në këto 10 vite. Ne garën e kemi me veten se kemi me ju. Që këtu kanë ardhur 10 milion turistë ky është fakt. Ata e shohin dhe ndryshimin që është bërë edhe në Lezhë. Që kemi shumë punë për të bërë kemi, por populli i Lezhës këtë zhvillim e presin prej nesh. Sa herë ka zgjedhje ata largohen prej teje. Na lër të vazhdojmë me punët tona, sepse zhvillimin që po ndodh në Shqipëri e presin prej nesh. Prit 2025, aty do jemi dhe do ndeshemi. Sa për diskriminimin Veri Jug hiqe nga fjalori sepse nuk ju nderon. Nëse ka një forcë politike që i ka ndarë në kampe, është ai burri atje te balloni sepse në këtë sallën këtu ke gjashtë ministra nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një ndër ta. Ti nuk ke nga i sheh këta se rrezen e shikimit e ke nga ballkoni në kat të parë te lokali dhe nga lokali në kat të tretë”, tha Manja.