Celebrities Gossip Showbiz

Wow! Fero publikon klipin e ri dhe nuk mungojnë skenat ‘hot’!

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.

E teksa kishte lajmëruar gjithashtu edhe një album të ri duket se data e publikimit po afron. Pak ditë më parë me anë të një postimi në Instastory, reperi tregoi se ‘kjo verë do të jetë shumë e nxehtë’, pra Fero po punon fort për të sjellë projekte të reja që do ta ‘djegin’ stinën e verës.

Megjithatë, duket se Fero ka nisur ta ‘djegë’ që tani rrjetin me projektin më të fundit muzikor që ka vetëm tre orë që është lançuar. Kënga quhet Gjiro, por ajo që na tërhoqi vëmendjen është klipi me skena shumë të nxehta. Epo, duket se reperi po kthehet fuqishëm në treg!

Ne vetëm duam të dimë mendimin e Arbenitës kur ka parë këto skena…

Fero ka vendosur të vijë me një album që quhet “Goat” por për ta bërë këtë do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Fero ka hapur një fondacion në “GoFundMe” ku çdo ndjekës i tij mund të kontribuojë për të plotësuar shumën marramendëse me vlerën 200,000 paund britanik.

Reperi gjithashtu është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale, lëndim i lehtë trupor pasi ka goditur me duar në shpinë, një person të panjohur për publikun me emrin Abaz Abazi,  i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Për këtë vepër penale, Fero sipas ligjit mund të dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burgim. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me reperin.