Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj shfaqet gjysmë e zhveshur!

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, shfaqet sensuale në rrjete sociale.

Së fundmi, në Instagram, artistja shqiptare ka publikuar një video teksa është duke pozuar pa makijazh.

Xhensila, ndau shumë pak sekuenca nga videoja duke mos zbuluar shumë detaje, por nuk mund të mungonin komentet e shumta pozitive nga fansat.

Ajo ende nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor për këtë vit, nuk dihet akoma nëse ajo po punon në projekte të reja.

Rikujtojmë se projekti i saj më i fundit ka qenë verën e kaluar, në bashkëpunim me Ardian Bujupin.