Gossip Showbiz

Ylli i serialit “Friends” i jep fund lidhjes me të dashurën 22 vite më të re!

Aktori i njohur i serialit “Friends”, Matthew Perry së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me partneren e tij, Molly Hurwitz. Lajmi u konfirmua nga vetë aktori për revistën “People”. Ndër të tjera ai tha se:

Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është njëra prej tyre. I uroj Molly-t më të mirën.

Rikujtojmë, se Perry e nisi romancën me partneren 22 vite më të re në vitin 2018 dhe u fejuan në nëntor të vitit 2020. 51-vjeçari po shijonte prej dy vitesh historinë e dashurisë me 29-vjeçaren. Asokohet ai i dashuruar konfirmoi lajmin e fejesës duke shprehur:

Vendosa të fejohem! Fatmirësisht më qëlloi të takoja dhe të frekuentoja gruan më të mrekullueshme që ekziston në rruzullin tokësor.

Së fundmi ka rezultuar se aktorët Matthew Perry dhe Courteney Cox janë shumë të lidhur, kushurinj të njëmbëdhjetë, për të qenë të saktë. “CNN” ka raportuar se studiuesit në faqen e internetit të gjenealogjisë “MyHeritage” bënë një gërmim të vogël dhe zbuluan se ata kishin të afërm të largët, William Osbern Haskell III dhe Ellen Haskell, të cilët ishin martuar dhe jetonin në Angli afërsisht 500 vjet më parë.

Rikujtojmë gjithashtu se modelja e njohur Chrissy Teigen ka reaguar ndaj video-ve virale të personazheve të famshëm meshkuj që krijojnë njohje me vajza të reja në faqet e takimeve. Pasi dy vajza treguan historitë e tyre në lidhje me përputhjen me aktorët Ben Affleck dhe Matthew Perry në aplikacionin ekskluziv të takimeve “Raya”, Teigen i cilësoi ato si “të frikshme”.