Botë e Çuditshme

Zbret me duar 75 shkallë për 25 sekonda, i riu nga Nepali hyn në librin e rekordeve Guinness!

Një burrë nga Nepali theu rekordin e tij të katërt botëror Guinness duke zbritur 75 shkallë me duar në 25.03 sekonda. Hari Chandra Giri, 29-vjeçar, eci me duar për të zbritur shkallët në tempullin budist Jamchen Vijaya Stupa dhe theu rekordin për kohën më të shpejtë për të zbritur 75 shkallë nme duar.

@guinnessworldrecords

Fastest time to descend 75 stairs on the hands 🙌 25.03 secs by Hari Chandra Giri 🇳🇵

♬ original sound – Guinness World Records

Rekordi i mëparshëm prej 30.8 sekondash u vendos nga amerikani Mark Kenney në vitin 2014. Giri tha se ka ecur me duar që në moshën 8-vjeçare dhe me talentin e tij ka fituar më parë rekordet botërore për kohën më të shpejtë për të zbritur 50 shkallët me duar.