Celebrities Music Showbiz

Zbulohen detajet e para të projektit më të ri nga Ghetto Geasy!

Këngëtari Getoar Selimi, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Ghetto Geasy, duket se nuk ka ndërmend t’i ndalë bashkëpunimet për këtë verë. Themeluesi i grupit të njohur të reperëve “Babastars” ka lajmëruar se po punon për një tjetër projekt muzikor, ku thekson se nuk do të jetë vetëm.

Reperi kosovar ka ndarë detajet e para në llogarinë e tij në “Instagram” të videoklipit të ri. Përmes një fotoje të vetme, Ghetto Geasy ka zbuluar se bëhet fjalë për një këngë me motive kubane, por nuk ka treguar se cili këngëtar do të jetë pjesë e saj. Madje ai ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave të tij të shumtë teksa shkruan në postim:

Kush e gjen me kë është feat?

Përgjigjet e ndjekësve në komente kanë qenë nga më të ndryshmet, por ende nuk dihet me kë do të bashkëpunojë artisti.

Rikujtojmë se, së fundmi është thënë se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, do jetë ajo e cila do të sjellë një bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy, e cila do të publikohej gjatë muajve të verës. Megjithatë, na mbetet ende të presim për të zbuluar më shumë detaje.