Celebrities

Zbulohen të ftuarit specialë të kësaj jave në “Më lër të flas”!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara.  Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.

Të ftuarit do të jenë, në pjesën e parë Artan Hoxha dhe Trejsi Sejdini dhe në pjesën e dytë Klevin Halili, të cilët do të vijnë me deklarata të papritura. Me pak fjalë këtë të shtunë do të jetë një episod për të mos u humbur.

I ftuari i parë në ‘Më lër të flas’ javën e kaluar në një intervistë shumë ‘funny’ ishte deputeti Ervin Salianji, ku ka treguar shumëçka dhe shumë opinione rreth politikanëve të tjerë. E ftuara e dytë javën e kaluar ishte artistja e njohur, Irini Qirjako, ku në një intervistë plot humor foli më shumë lidhur me eksperiencën e saj në ‘DWTS’.