Showbiz

Zbulohet data e dasmës së Justin dhe Hailey Bieber…

Në muajin shtator u bë e ditur se Justin Bieber dhe modelja e famshme Hailey Baldwin u martuan ligjërisht në një gjendje civile në New York.

Pasi modelja mori mbiemrin e këngëtarit kanadez u bë e ditur se do të kishte edhe një ceremoni fetare mes tyre por dasma nisi të shtyhej deri në një kohë të pacaktuar.

“Page Six” raporton se Justin dhe Hailey më në fund e kanë vendosur datën e martesës dhe ajo do të mbahet më 28 shkurt. Sipas burimeve ftesat janë shpërndarë por vetëm për miqtë dhe familjarët e ngushtë ndërkohë që e gjithë ceremonia do të mbahet krejtësisht private nga sytë e publikut.