Celebrities Film & Tv

Zbulohet data, ja kur do të jetë finalja e “Big Brother Vip”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Ndërkohë, kurioziteti i të gjithëve është se kur do të jetë finalja e madhe. Moderatori Ledion Liço ka dhënë përgjigje,duke zbuluar se fituesi do të kurorëzohet më 25 maj. Kështu, për 5 javë të tjera, spektakli i madh do ju shoqërojë për çdo ditë në ekranet tuaja.

Ledion Liço: Finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Kështu që banorët që do shkojnë në finale do qëndrojnë në shtëpi dhe pak më shumë se një muaj.