Showbiz

Zbulohet lidhja e dashurisë së Eleni Foureira

Ajo është me origjinë shqiptare por prej vitesh jeton në Greqi ndërkohë që këtë vit përfaqëson Qipron në festivalin Europian në të cilin gjithashtu është kualifikuar për në finale.

Media greke ka vendosur të lërë pak në hije suksesin e saj për të rrëmuar në jetën private. Ata kanë publikuar disa foto në portalet online ku Eleni shfaqet përkrah futbollistit spanjoll, Alberto Botia.

Duket se ata kanë rreth një vit që shoqërohen me njëri-tjetrin dhe fotot shfaqin pushimet e tyre në bregdet megjithatë, dyshja ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht romancën e tyre.