Showbiz

Zbulohet se si Brad Pitt arriti të shkatërrojë martesën mes Aniston dhe Theroux

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë qenë të martuar përreth 7 vite e megjithëse ishte një martesë shumë e lumtur ata nuk arritën të kishin një fëmijë së bashku.

Prej një viti kanë nisur aludimet se martesa e tyre po kalonte në kaos ndërsa pak javë më parë u bë publik lajmi se ata kanë vendosur t’i japin fund.

Së fundmi një burim për “US Weekly” ka raportuar se Theroux ka qenë i pari që ka marrë hapin drejt ndarjes pasi kishte gjetur disa pusulla dashurie nga martesa e Aniston me Brad Pitt.

Në to shkruheshin mesazhe të shkurtra romantike si; “Dukeshe shumë e bukur sot”, apo “Më mungon që tani”. Edhe pse Jennifer i siguroi bashkëshortit të saj se këto pusulla ishin të parëndësishme, ai ndihej i pasigurt.

Pas këtij debati ai u largua nga shtëpia e tyre duke jetuar prej javësh në dhoma hoteli derisa nisi procesi i divorcit. Po i njëjti burim shton se për Aniston kjo është martesa e fundit pasi aktorja ndihet mendërisht e pafuqishme për t’ja nisur nga e para.