Showbiz

Zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të “Disney”

Ditën e shtunë ylli i “Disney” u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare. Ai u gjend i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe të gjithë mbetën të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.

Pas autopsisë, familjarët e aktorit të ndjerë kanë zbuluar për mediat se Cameron Boyce u nda nga jeta për shkak të epilepsisë. Edhe më parë është bërë publike se ai vuante nga sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar së fundmi por që nuk u bë e ditur për publikun.

Homazhet për aktorin e talentuar vazhdojnë, sakaq fansat e tij nuk kanë ngurruar të postojnë në rrjetet sociale disa nga rolet e tij në “Disney”.