Showbiz

Zbulohet shkaku i vetëvrasjes së vokalistit të The Prodigy, Keith Flint

Rreth dy ditë më parë u njoftua se vokalisti i grupit të mirënjohur “The Prodigy”, Keith Flint u gjend i pajetë në shtëpinë e tij.

Ishte pjesëtari i gurpit Liam Howlett ai i cili bëri të ditur se shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja, ndërsa ditën e sotme është publikuar edhe arsyeja përse ai ndërmori këtë hap.

Burime pranë familjes kanë treguar se vokalisti i ndjerë 49-vjeçar është vetëvrarë për shkak të depresionit që kishte rënë pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Mayumi Kai.

Dj Mayumi ka qenë ajo e cila e ka ndihmuar Keith të hiqte dorë nga varësitë e tij ndaj drogës dhe alkoolit. Ata kanë qenë të martuar që nga viti 2006 dhe pas ndarjes, Flint e kishte nxjerrë shtëpinë e tyre në Essex në shitje.