Celebrities Showbiz

Zbulohet surpriza e parë e “Big Brother VIP”!

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me 100 mijë euro, aventura ende nuk ka përfunduar. Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë.

Teksa të gjithë yjet kanë filluar të parakalojnë në tapetin e kuq ata kanë zbuluar edhe një nga surprizat e para të mbrëmjes. Ka qenë ish-banorja Paloma e cila ka treguar se “Big Brother VIP” do të hapet me një koreografi. Pas këtij lajmi ne të gjithë jemi të sigurtë për diçka. Do të jetë një super surprizë dhe një super performancë nga yjet të cilët arritën që ti jepnin gjallëri dhe jetë “BBV” me prezencën e tyre brenda shtëpisë.

Nga ana tjetër energjia e tyre mjaft pozitive u arrit që të përcillej që në momentin e parë që ata filluan të shkelnin mbi tapetin e kuq. Ju ftojmë që të ndiqni këtë video për ta kuptuar më saktë se çfarë po themi.