Showbiz

Zbuloni dhuratat e familjes Hadid, mes tyre edhe Dua Lipa

Ajo është një ndër familjet më të përfolura kohët e fundit, e famshme dhe një shembull i mirë. Bëhet fjalë për familjen Hadid, e cila këtë vit ishte më e bashkuar se asnjëherë tjetër.

Këtë vit Dua Lipa vendosi ta kalonte Krishtlindjen me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe jo me familjen e saj në Britani.

Ishte Yolanda Hadidi, ajo e cila ka shpërndarë disa foto nga momentet festive të familjes. Por imazhi që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve është ajo e Duas me kunatat, Gigi dhe Bella, dhe me vjehrrën e saj, Yolanda Hadid. Nga fotografia të gjitha ato duken shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe kanë vërtetuar edhe njëherë se kanë një raport të përsosur së bashku.

Dua shihet se ka veshur për festën një fustan të shkurtër të zi, Gigi një jumpsuit bezhë, Bella një palë pantallona me kuadrata dhe një bluzë të zezë, ndërsa Yolanda është veshur shumë thjesht me një palë xhinse dhe një bluzë të kuqe. Duket se festën në kushte shtëpie të gjithë ata e kanë shijuar shumë.

Në fotot e tjera të publikuara shihen edhe disa foto nga momentet e hapjes së dhuratave. Gigi dhe Zayn duket se kanë marrë kostumin e parë të borës për të voglën e tyre. Kurse një nga dhuratat që ka marrë Dua është një varse.