Celebrities Music

Zbuloni se cilat janë gjashtë këngët më të njohura të Camila Cabello!

Camila Cabello është një këngëtare shumë e njohur në të gjithë botën. Jo vetëm për këngët e saj që gjithmonë kanë përcjellë një mesazh shumë të bukur por edhe për zërin unik dhe të veçantë. Bukuroshja 24-vjeçare me origjinë nga Kuba ka arritur që gjithmonë të godasë me hitet që ajo ka krijuar.

Përpos këngëve të saj edhe performancat live janë vlerësuar pozitivisht në veçanti për faktin e energjisë dhe atmosferës që ajo përcjell tek dëgjuesit. Camila gjithashtu është edhe fituese e shumë çmimeve të njohura për këngët të cilat kanë arritur të kthehen në super hite dhe që të dëgjohen kudo.

Por ja cilat janë 6 këngët e saj më të njohura në të gjithë botën të cilat kanë thyer rekorde të shumta dhe numërojnë me miliona klikime në shumë platforma.

1. Havana 

2. Señorita

3. Don’t Go Yet

4. My Oh My

5. Crying In The Club

6. Liar