Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, Ministria e Mbojtjes dërgon 8 mjete të emergjencave civile!

Zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, ndërhyn Ministria e Mbrojtjes. Ndërsa flakët dhe tymi kanë pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin bredetar jugor, ministria bën të ditur se janë nisur 8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse drejt kësaj fushe, për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani nuk ka asnjë rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet të lartë për të neutralizuar flakët.

Në njoftimin e postuar në rrjetet sociale theksohet:

8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Në fushën e mbetjeve në Vlorë, flakët janë konstatuar prej mbrëmjes së të shtunës dhe vatrat vijojnë të jenë aktive. Për pasojë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar një pjesë të qytetit bregdetar jugor.

Ka dyshime se zjarri është i qëllimshëm. Tre automjete të zjarrfikëses shkuam që në vendngjarje, për të mos lejuar përhapjen e flakëve. Zjarret janë një problematikë e përsëritur në këtë periudhë të vitit në vendin tonë.