Bota

Zjarri masiv në bllokun e pallateve në Spanjë/ Rritet në 10 numri i të vdekurve, 450 persona banonin në apartamente!

Autoritetet spanjolle njoftuan të shtunën se është rritur në 10 numri itë vdekurve nga një zjarri i madh që përfshiu një bllok pallatesh në qytetin e tretë më të madh spanjoll, Valencia.

Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta, u ndez të enjten mbrëma dhe autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e ka shkaktuar atë saktësisht.

Mëngjesin e së premtes ishte raportuar fillimisht për katër të vdekur nga zjarri.

Por, të shtunën në mëngjes, autoritetet njoftuan se e kanë gjetur trupin e viktimës së 10-të të këtij zjarri.

Rreth 100 të mbijetuar u dërguan në spital për mjekim të premten mbrëma.

Shërbimet emergjente në Valencia thanë se zjarri nisi në katin e katërt të një ndërtese dhe u përhap nëpër pallate. Autoritetet lokale kanë nisur hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.

Blloku, i përbërë nga dy ndërtesa, u ndërtua në vitin 2008, thanë zyrtarët.

Blloku ka 138 banesa dhe në të banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës.