Showbiz

Zonja e Parë pret me padurim divorcin nga Donald Trump

Nuk është diçka e re që Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nuk po e përballon dot martesën e saj toksike me Donald Trump.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ish ndhmësja e Presindentit amerikan, Omarosa Manigault Newman e cila mendon se Melania po numëron ditët para se t’i kërkojë atij divorcin.

Ajo ka treguar për mediat amerikane se Malania Trump do të presë deri në momentin kur bashkëshortit të saj t’i mbarojë mandati si Presindent para se t’i kërkojë atij divorcin.

Sipas saj, Zonja e Parë është e mjerë në shtëpinë e saj dhe këtë gjë është përpjekur ta reflektojë edhe nga mënyra se si vishet. Pallto e saj ku shkruhej “Me të vërtetë nuk më intereson” është komentuar në të gjithë botën si një gjest jo i denjë për Zonjën e kreut të shtetit.