Showbiz

Hakerat kërcënojnë Kylie Jenner për publikimin e fotove nudo

Një haker ka kërcënuar se do të publikojë fotot nudo të Kylie Jenner, pasi ka vjedhur të dhënat e saj personale.

Ndjekësit e 19-vjeçares janë shokuar kur kanë lexuar një postim të çuditshëm të yllit telelviziv në llogarinë e “Snapchat”.

Në profilin e saj në këtë rrjet social u postua një kod i Snapchat, ndërkohë që në “Twitter” hakeri i dyshuar ka shkruar: ‘Unë kam fotot nudo të Kylie hahaha”.

Ko nuk është hera e parë që Kylie bëhet viktimë e hakerave.