Showbiz

Khloe Kardashian sërish në mbrojtje të Tristan Thompson

Marrëdhënia e tyre ka përfunduar por duket se njerëzit nuk ndalojnë dot së foluri për Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson.

Ditët e fundit në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë plot meme ku thuhet se vogëlushja e tyre True i ngjan shumë babait të saj tradhëtar.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” nuk ka ngurruar tu kthejë një përgjigje të gjithë atyre të cilët mendojnë se ajo ndjen urrejtje ndaj Tristan.

“Pse duhet të urrej dikë që ka ndihmuar në krijimin e këtij engjëlli? Njerëzit gabojnë dhe unë nuk do t’i bëj keq vetes time duke urryer dikë tjetër. Jam shumë e zënë duke rritur vogëlushen time dhe duke siguruar të ardhurat. E ëmbla True gjithmonë i ka ngjarë babit. Ajo është shumë e bukur e bukur” ,-shkroi Khloe në Instagram.