Bota Film & Tv

Realizohet me ndihmën e inteligjencës artificiale një film biografik për Vladimir Putin!

Premiera botërore e një filmi të ri biografik për presidentin rus Vladimir Putin, ku personazhi kryesor u gjenerua nga inteligjenca artificiale, u paralajmërua për 26 shtator. Në një deklaratë, studioja polake AIO tha se filmi i quajtur “Putin” do të shfaqet në 35 vende dhe e përshkroi atë si një histori personale dhe intime për liderin e Kremlinit.

I publikuar për herë të parë në maj 2022, “Putin” është debutimi në gjuhën angleze i regjisorit polak Besaleel, i njohur ndryshe si Patrick Vega, i cili tha se ai krijoi teknologjinë e tij të AI për të prodhuar një version filmik të Putinit. Vega tha se:

Të ftosh Putin në studio për 20,000 shkrepje nuk ishte një opsion dhe materialet e disponueshme arkivore nuk na lejuan të përdorim falsifikime të thella me rezolucion të lartë për përdorim kinematografik. Si rezultat, pas gati dy vitesh zhvillim, ne krijuam teknologjinë tonë pioniere të drejtuar nga AI, e cila na lejoi të zhvillonim një personazh kinematografik pa u mbështetur në një model të vërtetë njerëzor.

I titulluar fillimisht “The War in Law”, filmi përmban gjithashtu pamjet e xhiruara nga kineastët ukrainas gjatë pushtimit rus. Në trailer, ndër të tjera, Putini shfaqet i veshur me një pelenë të papastër, duke ushtruar arte marciale dhe duke u përballur me Boris Yeltsin.