Celebrities Gossip Showbiz

“E ka sjellë Donaldi për ty…”, çfarë i jep Romeo-Heidit?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Vetëm pak më parë një helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV3” për Romeon. E këtë herë nga fansi i tij më i zjarrtë, binjaku i tij Donaldi, i cili ka hedhur nga helikopteri karafila për vëllain e tij. Më pas Romeo ka marrë një nga karafilat dhe ia ka dhënë Heidit duke i dhuruar edhe një puthje e duke i thënë se është njejtë sikur ia ka sjellë Donaldi.

Romeo: Zëre se i ka sjellë Donaldi për ty!

Është vënë re se ish-partneri i Heidit, me të cilin pati një romancë në Grande Fratello, aktori italian Massimiliano Varrese i ka bërë ‘follow’ në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngitur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”, pasi tashmë që ka mbaruar Grande Fratello, Massimiliano mund të dojë t’i kerkojë edhe një mundësi tjetër Heidit.