Celebrities Gossip Showbiz

“Kreu marrëdhënie para syve të mi…”/Reperja Megan Thee Stallion paditet nga ish punonjësi!

Ish kameramani i Megan Thee Stallion ka paditur reperen për krijimin e një mjedisi armiqësor pune. Emilio Garcia pretendon në ankesën e depozituar në Los Anxhelos se Megan pati marrëdhënie seksuale me një grua të paidentifikuar në një makinë gjatë një ndalese në Ibiza, Spanjë, në qershor 2022.

Kameramani personal, i cili ka punuar me reperen “WAP” që nga viti 2018, dyshohet se ishte dëshmitar i incidentit pasi ai pretendon se ishte në makinë në atë kohë. “Mos diskuto kurrë atë që ke parë”, Megan dyshohet se i tha Garcias të nesërmen, sipas padisë. Kameramani i tha NBC News se:

U ndjeva në siklet. Isha disi i ngrirë dhe isha i tronditur.

Sjellim në vëmendje se reperi kanadez Tory Lanez u dënua para disa muajve me 10 vjet burg për plagosjen e Megan Thee Stallion. Lanez e qëlloi fituesen e çmimit Grammy në këmbë, gjatë një debati mes të dyve pas një feste në vitin 2020. Ai u shpall fajtor për tre akuza në dhjetor dhe që atëherë është mbajtur në burg. Të shtënat e detyruan Megan Thee Stallion t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr fragmentet e plumbave nga këmba e saj.

Prokurorët i kishin kërkuar gjyqtarit një dënim me 13 vjet burg. Ata thanë se Lanez meritonte një dënim më të gjatë dhe për faktin se pas sulmit kreu një fushatë për ta poshtëruar dhe ritraumatizuar ‘viktimën’ e tij. Lanez, emri i vërtetë Daystar Peterson, ka pasur 7 albumet më të mira në SHBA në shtatë vitet e fundit.