Bota Botë e Çuditshme

Dënohet për keqtrajtim nëna në Suedi, i bën tatuazhe fëmijëve të saj minorenë!

Një nënë 35-vjeçare është dënuar me punë në komunitet dhe gjobë për keqtrajtim të tre fëmijëve të saj duke i bërë tatuazhe. Gruaja, banuese në rajonin Kalmar të Suedisë jugore, dyshohet se u ka bërë disa tatuazhe fëmijëve të saj midis 2019 dhe 2022 me ndihmën e një burri. Ankesa është bërë nga prindërit e shokëve të klasës së fëmijëve. Nëna pranoi se kishte bërë tatuazh fëmijët e saj, duke e justifikuar gjestin dhe tha se nuk e dinte se ishte e paligjshme ajo që kishte bërë.

Ajo deklaroi se kanë qenë fëmijët që i kanë kërkuar për t’i bërë tatuazhe por më pas kishin ndërruar mendje. Siç raporton transmetuesi publik suedez SVT, vendimi i gjykatës së qarkut thotë se fëmijët dhanë një dëshmi të besueshme dhe se të tre i treguan faktet në mënyrë të ngjashme. Gjykata konstaton gjithashtu se fëmijët nuk ishin mjaftueshëm të rritur për të marrë një vendim për një tatuazh.

Gruaja u dënua të kryente 100 orë punë në dobi të përgjithshme dhe të paguante dëmshpërblim për dëmet që pësuan fëmijët e saj. Ndërkaq, studimet kanë treguar se nëpërmjet tatuazheve, sistemi juaj imunitar bëhet akoma dhe më i fortë. Gjithçka duhet të bëni është ta mendoni tatuazhin si një ushtrim për qelizat tuaja imune. Kur ju vendosni që të bëni një tatuazh, artisti e krijon atë nëpërmjet pickimeve të shumta të imta në dy shtresat kryesore të lëkurës suaj; epidermën dhe dermis me një gjilpërë me ngjyrë.

Këto pickime çojnë në një forcë të quajtur “veprim kapilar” që tërheq ngjyrën thellë poshtë në dermin tuaj duke zgjuar kështu kambanat e alarmit për sistemin tuaj imunitar, i cili duhet të fillojë të reagojë. Sistemi juaj imunitar mbrohet nga një ushtri të qelizave të bardha të gjakut të quajtura makrofagë të cilat luftojnë qelizat e huaja të ngjyrës. Por pigmenti i tatuazhit nuk mund të shkatërrohet aq lehtë sa një virus ose bakter, kështu që, përkundrazi, grimcat e ngjyrës varen rreth makrofagëve, derisa të vdesin dhe të lëshojnë përmbajtjen e tyre, të cilat thjesht do të konsumohen përsëri nga një brez i ri i luftëtarëve imunë.