Aktualitet

Meta për Lleshajn: Më lini të bëj punën time!

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit dhe ka një mesazh për ata që i quajti amatorë dhe diletantw. “Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial por formal dhe se presidenti ka detyrë të firmosë një propozim … kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë.”- shkruan Meta