Showbiz

Nuk pyesin për pandeminë, modelet e famshme pushime në Itali

Bella Hadid dhe Hailey Bieber kanë vendosur të arratisen nga karantina duke shijuar disa ditë pushimi në Sardenja të Italisë.

Modelet bukuroshe të cilat prej vitesh janë mikesha, u fotografuan në bregdetin italian me bikini teksa shijonin rrezet e diellit në një jaht luksoz.

Vendimi i tyre për disa ditë pushimi larg stresit të situatës së pandemisë nuk është pritur mirë nga fansat e tyre të cilët i kanë kritikuar për pakujdesi në këtë situatë të vështirë ku Amerika dhe pjesërisht Italia vazhdojnë të qëndrojnë të izoluara.