Aktualitet

Sot rebeshe shiu e ulje temperaturash, i nxehti tropikal rikthehet javën tjetër

Shiu dhe erërat do të mbizotërojnë pjesën e dytë të ditës, pas temperaturave ekstreme të pak ditëve më parë. Reshjet do të pushojnë nesër, por temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. Ndërkaq vala e të nxehtit tropikal do të dominojë sërish 10 ditëshin e tretë të gushtit, që konsiderohet si muaji ideal për pushime.