Aktualitet

Telefonat po na shtrembërojnë, ja pasojat e rënda në trupin e njeriut nga teknologjia

Mjekët japin alarmin se telefonat në duar apo qëndrimi përballë ekranit të kompjuterit, po ndryshon trupin tonë, teksa të gjithë i ka tërhequr dallga e madhe e dixhitalizimit. Sy të shtrembëruar, kyce duarsh të përthyera dhe kërrusje shpine, kështu pritet të jetë njeriu i kohërave moderne, nëse nuk tregon kujdes ndaj kohës në internet. Megjithatë mjekët besojnë se më e rëndësishmja është parandalimi në kohë.