Aktualitet

Tërmeti, mbi 220 familje në Durrës nuk do të faturohen

Mbi 220 familje në Durrës banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti 6.4 i shkallës Rihter nuk do të faturohen prej nëntorit e në vijim. Numri pritet të rritet pasi edhe numri i shtëpive të cilësuara të pabanueshme ndryshon. Afati për pezullimin e kontratave do të jetë deri më 31 janar. Ndërkaq rifaturimi nis në momentin që familja merr OK-in që banesa është e banueshme.