Lifestyle

1 dekadë nga krijimi i Instagramit, ja sa llogari ka ky rrjet social sot…

Instagram feston nesër ditëlindjen e 10-të. Ishte 6 Tetori 2010 kur u prezantua si një aplikacion i thjeshtë për iPhone nga studentët Kevin Systrom e Mike Krieger.

Por në një kohë të shkurtër,  Instagram u bë një nga platformat më të njohura, madje edhe mes të rinjve, të tërhequr tani nga TikTok-u. Nuk kaloi shumë e shkarkimet filluan të rriten dhe Instagram numëron një miliard përdorues aktivë në muaj.

Në 2012-ën, “Facebook”-u e bleu për vetëm një miliard dollarë, shifër e ulët duke pasur parasysh vlerën aktuale prej 100 miliardë dollarësh. Me blerjen nga kompania e Mark Zuckerberg-ut, Instagram ndryshoi “fytyrën”.

U shtuan filtrat, funksionet, mesazhet e drejtpërdrejta, profilet e verifikuara, videot, TV, tregtia elektronike, reklama që favorizojnë lindjen e të ashtuquajturve ndikues, deri në risinë që e bën aplikacionin të marrë hov me “Story”, huazuar nga Snapchat.

Ja disa kuriozitete rreth Instagramit:

1.Sot ky rrjet social shënon mbi 1 miliard e 500 mijë përdorues.

2.Në ditë përdoren mbi 10 milionë e 700 mijë hashtags.

3.Rreth 71% të përdoruesve janë mbi 35-vjec.

4.Koha mesatatare që një person kalon në Instagram cdo ditë është 53 minuta.

5.71% e llogarive janë profile biznesi

6.Në vitin 2019, hashtagu #ad pra reklamë u përdor 133% më shumë se vitet e kaluara.

7.500 milionë përdorues postojnë në story cdo ditë.

8.Instagrami ndihmon 80% të përdoruesve që të vendosin nëse duan të blejnë apo jo një produkt.