Aktualitet

14 Maji, shtyhet hedhja e shortit për renditjen në fletën e votimit!

Përcaktimi i renditjes së kandidatëve në fletën e votimit, për kryetarë të  11 bashkive në vendoret e 14 Majit, nuk realizohet hedhja e shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ. Eshtë fjala për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korçë, Lezhë e Shkodër.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se shtyrja ka ardhur si pasojë e kërkesës nga PS-ja që hedhja e shortit për renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe subjektet zgjedhore të bëhet në të njëjtën kohë, për të shmangur çdo keqkuptim apo paragjykim.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve deklaroi se do të pritet shqyrtimi i tre rasteve që lidhen me regjistrimin e kandidatëve e në përfundim të këtij procesi do të kemi listën e plotë të kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore për 14 Majin.

Po presim shqyrtimin e tre rasteve që lidhen me regjistrimin e kandidatëve e nuk ka të bëjë me procesin e verifikimit mbi përputhshmërinë ligjore të tyre, në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit për të kandiduar, por thjesht dhe vetëm për të shqyrtuar aspektet teknike të kandidimit të tyre. Eshtë fjala për tre raste që ende janë në proces shqyrtimi, dy kandidatë për këshillin dhe një për kryetarë bashkie.

Në momentin që përfundon shqyrtimi i tyre, atëherë do të kemi listën e plotë me të gjithë procesin e regjistrimit të kandidatëve për kryetarë bashkie në mënyrë zyrtare e subjekteve zgjedhore.

Sa i përket pretendimeve, në dy raste ka PS dhe dy PD mbi përputhshmërinë e ligjin për Dekriminalizimin e kandidatëve për konsideratat që kanë propozuar për emrat përkatës. Nëse do të jetë rasti që duhet vepruar me hetim të thelluar, ne do t’i kërkojmë prokurorisë të veprojë. Nëse nuk kërkon hetim të thelluar do të merret vendimi direkt nga komisioneri për këtë proces. Do të bëj kërkesë që këto procedura të mbyllen sa më shpejt, me qëllim që deri më 14 prill të bëhet çelja zyrtarisht e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 Majit.