Music

14-vjeçari shqiptar mahnit suedezët me talentin e tij në muzikë!

Talenti 14-vjeçar, Rejhan Sjunger me prejardhje nga Kosova, mori pjesë në një spektakël talentesh në Suedi. Ai ka mahnitur jurinë suedeze me zërin e tij gjatë performancës në skenë. 14-vjeçari ka treguar se muzikën e ka pasion, por nuk ka studiuar kurrë në një shkollë muzike.

Rejhan Sjunger ka thënë se është shumë krenar për vendlindjen e babait të tij, Kosovën dhe do t’i tregojë gjithë botës se vendi i tij është një shtet i ri dhe i vogël, por ka shumë talente, që i kanë dhënë famë.

Nga këto kompeticione ndërkombëtare janë bërë të njohur shumë talente shqiptarë, që edhe janë shpallur fitues. Rasti më i fundit është ai i Gala Aliaj, që arriti të fitonte çmimin e parë në spektaklin “The Voice Kids” në Belgjikë.