Showbiz

21 vite pasi ka kënduar në funeralin e Princeshë Diana, Elton John këndon edhe në dasmën mbretërore

“TMZ” sapo ka konfirmuar një të ftuar zyrtar të dasmës mbretërore që gjithashtu do të argëtojë me performancat e tij.

Sir Elton John është shumë i emocionuar që do të jetë sërish pjesë e eventeve të Oborrit Mbretëror pasi fillimisht u indinjua sepse nuk kishte marrë një ftesë për të qenë pjesë e dasmës së vitit megjithëse ato nuk ishin ende gati.

21 vite më parë ai ka kënduar në funeralin e Princeshë Diana e cila humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 1997. Këngëtari i famshëm duket se është gjithmonë i mirëpritur nga familja mbretërore, sidomos nga dy djemtë e Princeshës së ndjerë, Princ William dhe Harry.

Ende nuk dihet nëse ai do të performojë në ceremoninë në Kishë apo në atë që do të mbahet privatisht në Oborrin Mbretëror por 71-vjeçari është shumë i lumtur që pati sërish një nder të tillë.