Aktualitet

30 efektivë dalin pozitivë në testin e drogës, kërkojnë ritestim!

Pas marrjes së vendimit që policët t’u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe konfirmohet se në radhët e efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.

Megjithatë, testi është marrë me rezerva nga policët, të   cilët e kanë kundërshtuar duke thënë se është i pasaktë.

Në Vlorë kanë rezultuar me përmbajtje lëndë narkotike në analiza 15 efektivë, por ato e kanë kundërshtuar. Ato kanë mohuar kategorikisht që kanë konsumuar lëndë narkotike, por dyshojnë se mund të kenë rezultuar pozitiv për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme. Se sa mund të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë.

E njëjta problematikë është hasur edhe në Shkodër, ku analizat kanë treguar se 11 efektivë kanë konsumuar lëndë narkotike. Bëhet fjalë për efektivë të moshës mbi 60-vjeç dhe për ta kjo është e pazakontë, për pasojë është vendosur që do të ripërsëritet testi.

Nga ana tjetër, në Elbasan, një police grua ka dalë pozitive në testin e drogës si edhe 3 të tjerë në Sarandë. Por mbetet për t’u parë se si do të veprohet në kushtet kur testi po kritikohet për pasaktësi.

Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.