Celebrities Live From Tirana

“30 minuta para humba gjyshen…”/Ermal Peçi rrëfen se si i ndikoi kjo në emisionin e tij!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar moderatori i njohur me një eksperiencë disa vjeçare tanimë në televizion, Ermal Peçi. I njohur nga i gjithë publiku për natyrën e tij super energjike, Ermali u shpreh në lidhje me projektet e tij të reja.

Mrekullisht mirë, ka nisur një sezon i ri. Ne kemi një virus përtej atij kovidian që edhe gjatë pushimeve mendojmë për punën. Tani çdo gjë është e re. Po bëjmë një punë të mirë. Të dhënat e audiencës tregojnë që jemi on-top. Jam shumë i lumtur për këtë. Kam realizuar emisione mëngjesi, pasdite dhe darke. Mëngjeset janë të tmerrshme, jam i fryrë.(qesh) Nuk kam qenë ndonjëherë njeriu i natës. Unë jam një personazh që dëshiroj më shumë mbrëmjet prive sesa ato të zhurmshmet. Jeta e natës për mua është një kapitull i mbyllur.

Ku e gjen gjithë këtë energji Ermali?

Një nga momentet më të vështira që e ka rrëzuar këtë mitin ka qenë se këtë vit unë 30 minuta para se të vendosesha në transmetim më njoftuan që gjyshja ime u largua nga jeta dhe ndoshta ka qenë momenti i vetëm, uroj të jetë i vetëm ku edhe ky Ermali energjik, rregulli numër një që ne kur dalim në ekran duhet të harrojmë çdo gjë, ishte e pamundur. Kur kam parë pastaj regjistrimin kam kuptuar që gjysmë orën e parë të programit isha i ngrirë, i mpirë. Ishte rasti i vetëm që isha i fikur. Përtej konceptit që njerëzit mendojnë se ne bëjmë tralala, në shumë raste ne duhet të harrojmë mbi 1 milion problemet tona për të qenë siç duhet. Për pjesën e energjisë time askush nuk më ka treguar gjë nga më buron, kam pyetur edhe mamin. (qesh)

A ka patur Ermali raste me ndonjë të ftuar që nuk është përshtatur siç duhet dhe rrjedhimisht edhe ai vetë nuk është përshtatur me ta? Ja çfarë sqaron gazetari:

Çështja e personazheve është një diskutim më vete. Ka një redaksi që kanë një listë të zezë të këtyre personazheve. Kur dëgjoj që ka nëpër televizione apo në radio them pse duhet të egzistoj kjo. Duhet të jemi pak më fleksibël se sa për të thënë që ky person nuk duhet të vi sepse nuk dua unë. E ftoj nëse ka një moment suksesi. Nuk kam patur momente jo komode me personazhet. Mund të them që disa personazhe të politikës përpiqen të jenë shumë komod e të rrinë në xhaketën e tyre. Gjithmonë ka një të ulëriturën time që ka edhe një diskutim të madh për këtë. Ka personazhe që gjatë programit kanë thënë atë që duan, nuk kam bërë kurrë pakte me ta. Debatet që janë zhvilluar në emision më kanë stresuar shumë. Unë mendoj që është me fat jo me inat. Unë jam një luan i ndjeshëm dhe herë pas here mërzitem.(qesh)Mendoj që shumë njerëz kanë përfituar nga programi im.

Si mendon Ermali, vetëm apo me një njeri tjetër në krah në prezantim?

Në prezantimin me dy persona nuk e menaxhoj dot energjinë time. Ndonjëherë vajzat në krahun tim janë mërzitur duke thënë që sa shumë flet Ermali. Unë kam vendosur që programet që do të bëjë do të jem vetëm. Diçka që mua më ka trishtuar është që ka një interesim të të rinjve për të ardhur në një program dhe kërkojnë të dinë sa do të paguhen. Kjo është fatale. Nuk mendojnë produktin që do të servirin por lekun që do të marrin. Kjo më ka trishtuar në audicione të ndryshme. Ata që janë në startin e tyre duhet të kapin momentin sepse është një moment që vjen njëherë në jetë.

Ndër të tjera Ermali na zbuloi edhe rrogën e parë që ka marrë…

Rroga imë e parë ka qenë te 200 deri te 300 mijë lekë.