Showbiz

30 vite i pastër, Elton John tregon se si jeta e tij mund të ishte shkatërruar nga droga dhe alkooli

Sir Elton John ka festuar dhe ka reflektuar mbi jetën e tij dhe varësinë nga droga dhe alkooli.

Ai ka 30 vite i pastër dhe është shumë krenar për këtë gjë. Për të festuar siç duhet ai mblodhi disa nga miqtë e tij në një festë privare ku nuk ka munguar torta dhe zbukurime të tjera.

Ylli i muzikës 73-vjeçar u shpreh se nëse nuk do të kishte marrë nën kontroll jetën e tij nuk do të kishte jetuar kaq gjatë.