Bota

7 vjeçari hero, noton për 1 orë dhe shpëton babanë e motrën!

Një 7 vjeçar nga Florida po quhet hero në SHBA për shkak se notoi për një orë deri sa kërkoi ndihmë për të atin dhe motrën të cilët i kishte marre me vete rryma e forte e ujit.

Steven Poust u shpreh për CNN se e kishte ndaluar varkën e tij në lumen lumin St. Johns në Jacksonville, për t`i lënë fëmijët e tij, djalin Chase 7 vjec dhe vajzën 4 vjecare Abigail që të notonin.

Abigail po mbahej me duar në pjesën e pasme të varkës, por rrymat ishin aq të forta sa e tërhoqën vajzën dhe ndonëse Chase i kapi dorën, nuk arriti ta mbante dot.

I ati u hodh në ujë të ndihmonte të bijën e cila kishte veshur jelek shpëtimit dhe i tha djalit të dilte me not në breg e të kërkonte ndihmë.

7 vjeçarit iu desh një orë për të mbërritur bregut.

Siç rrëfeu me pas ne një pjesë të rrugës notoi në shpinë sepse u lodh. Sapo doli në tokë, vrapoi drejt shtëpisë më të afërt për të kërkuar ndihmë. I ati dhe e motra ishin larguar sakaq nga rrymat e forta gati 2 milje larg vendit ku ndodhej varka.

Departamentit të Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville iu desh të kërkonte dhe ndihmën e agjensive të tjera për të zgjeruar kërkimin e për të gjetur dy të humburit, në të kundërt, rezultati sot mund të kishte qenë ndryshe thanë drejtues të tij.