Celebrities

9 vite së bashku! Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund beqarisë!

Këngëtari i njohur, Devis Xherahu, ka zyrtarizuar lidhjen e tij 9-vjeçare me bukuroshen Ertemiona Mejdani. Çifti i njohur prej kohësh kishin shprehur dëshirën për martesë dhe mesa duket kanë vendosur t’i japin fund beqarisë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Devisi, përmes një postimi në Instagram. “Sot ishte një ditë e veçantë për ne, zyrtarizmi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemionës është të plakemi bashkë jeta ime”.-ka shkruar Xherahu i cili shfaqet në foto shumë i lumtur krah bashkëshortes së tij të ardhshme.

Menjëherë pas postimit ndjekësit i kanë uruar dyshes jetë të lumtur. Ata kanë shprehur dëshirën edhe më herët për t’u bërë prindër. Me siguri pas zyrtarizimit të marrëdhënies ata do të fillojnë të mendojnë edhe për krijimin e një familjeje së bashku. Ne i urojmë çiftit një jete të lumtur!