Showbiz

A do të bashkojë kjo periudhë festash Cardi B dhe Offset?!

Javën e kaluar ajo i habiti të gjithë kur lajmëroi nëpërmjet një video-je në rrjetin social Instagram se do të niste procesin e divorcit me bashkëshortin e saj.

Nuk kaluan shumë ditë dhe reperja e famshme e zhduki këtë lajmërim duke spekuluar se ata mund të jenë rikthyer bashkë pasi në këtë periudhë festash do të ishin më mirë të bashkuar kjo falë vajzës së tyre Kulture.

Së fundmi fansat janë të bindur se Cardi B i ka dhënë një tjetër shans partnerit të saj kjo sepse 26-vjeçarja mbante në gishtin e saj unazën e martesës.