#thuajmepepsi Showbiz

A do të ketë kthim me Fjorentinën?! Olsi Klosi zbulon të vërtetën në #thuajemepepsi

Ish banori i “BB9”, Olsi Klosi u bë pjesë e episodit të radhës të #thuajemepepsi.

Me shumë energji dhe humor ai ka treguar për jetën e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe se si fama i ka ndryshuar rutinën e përditshme.

Duke qenë një ndër personazhet më të përfolur të edicionit të 9-të Big Brother, fansat dhe publiku i gjerë ende shfaqin shumë interes për marrëdhënien e tij më Fjorentinën.

Dy ish partnerët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve rreth ndarjes së tyre dhe pikërisht për këtë ai u pyet nga ndjekësit e TAR nëse do të ketë apo jo një rikthim me Fjorentinën.

Olsi, i cili momentalisht është në një lidhje dashurie, u shpreh se gjithçka në lidhje me Fjorin do të mbetet në të kaluarën. Ajo është bllokuar nga jeta e tij dhe ata nuk kanë patur komunikim prej muajsh.