Celebrities Gossip Showbiz

A do të shkojë Will Smith të godasë James Corden pasi edhe ai vazhdoi shakanë ‘pa kripë’ të Chris Rock?

James Corden është tallur me Jada Pinkett Smith pak ditë pasi bashkëshorti i saj, Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock në “Oscars 2022”. Prezantuesi i “The Late Late Show”, 43-vjeçar, performoi një pjesë të filmit “Encanto”, duke diskutuar me anëtarët e kastit të programit se si të mbulonin me shije incidentin e së dielës në ndarjen e çmimeve.

Ai këndoi dhe përmendi bashkëshorten e Will Smith, duke parodizuar melodinë “We Don’t Talk About Bruno” nga “Encanto” e Lin-Manuel Miranda, i cili fitoi ‘Oscar’-in për ‘filmin më të mirë të animuar’. James këndoi edhe për momentet e tjera nga çmimet si Beyonce duke performuar këngën e saj “Be Alive” nga filmi “King Richard”, i cili u nominua për filmin më të mirë të vitit dhe për të cilin Will fitoi ‘performancën më të mirë nga një aktor në një rol kryesor’ për pjesën e tij si Richard Williams.

Incidenti që ndodhi në “Oscars 2022” mes dy aktorëve Will Smith dhe Chris Rock ka arritur që të marrë një vëmendje shumë të shtuar në të gjithë botën. Jehona e shuplakës së Will Smith ndaj Chris Rock në ceremonin e ndarjes së çmimeve Oscar të këtij viti vazhdon ende. Këtë herë, shuplaka ka zënë vend edhe në Murin e Berlinit. Sot, mbetjet e Murit të Berlinit janë stolisur me vepra të shumë artistëve botërorë të artit të rrugës, duke përfshirë domenikanin Jesus Cruz Artiles, i cili në vizatimin e tij të fundit paraqiti incidentin e ndodhur në ceremoninë Oscar.

Gjatë fjalimit të tij, drejtuesi i Oscars të këtij viti, Rock, bëri shaka në mënyrë të papërshtatshme me gruan e Smith, Jade Pinkett Smith për shkak të flokëve të saj. Ai më pas e krahasoi atë me G.I. Jane, një personazh i njohur filmi i luajtur nga Demi Moore. Smith nuk duroi shumë dhe u ngjit në skenë duke i dhënë një shuplakë kolegut të tij.