Gossip

A e do Sarën Dj PM vetëm për lojë?! Reagon motra e artistit!

Besojmë se të gjithë ju që e keni parë “Big Brother VIP” 24h në dy kanalet në DigitAlb apo dhe vetëm dy mbrëmjen e spektaklit të madh, e keni kuptuar se mes Sarës dhe Dj PM po lind diçka shumë e bukur. Shkëndijat kanë filluar që me hyrjen e PM në shtëpinë më të famshme në vend, ku në klipin prezantues ai shprehu një pëlqim për blogeren.
Më pas ata nisën të shfaqeshin shumë të afruar me njëri-tjetrin, diçka që e bëri pak konfuze dhe në siklet Sarën.

Gjatë mbrëmjes së kaluar është diskutuar rreth dyshes, ku të dy pranuan se ishte ende herët për të dhënë një deklaratë se çfarë do të ndodhë mes tyre, por pëlqimi nga të dyja palët nuk mungon.

Por, gjatë kësaj kohe, Sara nuk ka qenë dhe aq e qetë pasi në një pyetje, në kuadër të lojës, Pajtimi sështë përgjigjur se Berisha do të ishte personi me të cilin do të lidhej për lojë.
blogerja ka mbetur shumë e prekur nga këto fjalë, por më pas PM e ka marrë për t’ia sqaruar se çfarë ka dashur të thotë me atë përgjigje.

Nga ana tjetër, është dhe një person tjetër jashtë shtëpisë që ka komentuar për këtë situatë ditën e sotme në “Fan Club”. Bëhet fjalë për motrën e Dj-it, e cila është shprehur se Sara është një vajzë shumë e mirë dhe mjafton vetëm të jetë vetvetja, ashtu mund t’ia rrëmbejë zemrën artistit.
Ndërsa për pjesën e deklratës së Pajtimit, se e dontë Sarën për lojë ajo është shprehur se ka qenë një keqkuptim.

Nuk mendoj se ka thënë se do donte ta përdorte emocionalisht për lojë dhe ta lëndonte. Besoj se ka qenë diçka momentale. Do me thënë e vetmja me të cilën ai do krijonte lidhje, por jo ta lëndonte!