Dilema Sociale Sociale

E ka arritur Tirana imunitetin e tufës?! Flet mjeku, Ilir Alimehmeti…

Mbrëmjen e djeshme në programin “Dilema Sociale” u diskutua ora policore dhe imuniteti i turmës gjatë pandemisë.

Për të diskutuar rreth imunitetit të turmës, ishte i ftuar në studion e Top Albania Radio-s, epidemologu Ilir Alimehmeti.

Gjatë intervistës Eno Popi kërkoi të qartësojë dilemën e një studimi shkencor: Ka pasë një diskutim midis akademisë së shkencave me kërkimin që doktor Alban Ylli me kolegë të tjerë bënë në popullatë… me po aq njerëz të Komitetit të Ekspertëve, Doktor Brataj po ta citoj që thoshte: Nëse realisht doli në pah studimi se Tirana mund t’i jetë afruar imunitetit të tufës kjo ka dekujaruar publikisht njerëzit që u lëshuan. Ndërkohë doktor Alban Ylli pretendon që me matjet dhe parametrat kërkimorë ata janë shumë afër një të vërtete e cila është një kërkim shkencor.

Ky është një studim relativisht i vogël, pse mori një interes të madh?! Është sepse asnjë autoritet shtetëror nuk bëri një studim vetë. Pra në një vit po të na e kishte thënë Komiteti ne do i besonim më shumë… jemi të gjithë të qartë këtu.

Në mungesë absolute të çfarëdolloj informacioni kudo në çfarëdolloj zone të shqipërisë, kjo ishte e vetmja dritë diku… që të jep një orientim!

Sipas epidemologut, Alimehmeti nuk jemi shumë larg imunitetit të tufës, por kjo varet në zona të caktuara.