Celebrities Gossip Showbiz

A ishte Klea Huta e ftuar në dasmën e mikeshës së saj, Kiarës me Luizin në finalen e djeshme?

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Gjatë mbrëmjen së finales së djeshme ka ndodhur edhe celebrimi i shumëpritur i Kiarës me Luizin. Dasmorët, unazat dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin aty dhe që çifti të lidhte betimet. Me fillimin e edicionit të dytë të “Big Brother Vip” është kuptuar miqësia mes Kiarës dhe këngëtares Klea Huta. Por a ishte Klea e ftuar mbrëmjen e djeshme në dasmën e tyre?

Klea Huta ishte e ftuar në celebrimin e dashurisë së mikeshës së saj dhe këtë na e ka treguar vetë ajo me anë të postimeve në Instastory.

Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë jetë të lumtur.